--:--:--
Imsaku--:--
Lindja--:--
Yleja--:--
Ikindia--:--
Akshami--:--
Jacia--:--
4 qershor 2013Lajme

Përurohet qendra kulturore fetare në Bathore

#KMSH#lajme
Përurohet qendra kulturore fetare në Bathore

  Është përuruar paraditen të hënën (3 Qershor 2013) qendra kulturore fetare në Bathore. Kjo qendër e konceptuar si kompleks multifunksional e ndërtuar pranë xhamisë së  Bathores, është e përbërë nga ambiente shërbimi , klasa, biblioteka, salla e konferencave për aktivitete fetare e kulturore. Aty do të zhvillohen kurse të mësim-besimit,  Kur’anit, gjuhëve të huaja, etj. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin përfaqësues të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, nënkryetari Bujar Spahiu, Drejtori i Arsimit Altin Shima, Myftiu i Tiranës Ylli Gurra, si dhe përfaqësues të pushteti lokal e vendor, si Zëvendëskryeministri Myqerem Tafaj, si dhe kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu si dhe banorë të shumtë të Bathores. Nënkryetari i Komunitetit Mysliman z. Spahiu, u shpreh se ndërtimi i qendrave të tilla në Shqipëri është shumë i  domosdoshëm pasi ato rigjallërojnë jetën kulturore e fetare të vendit përkatës në të cilën operojnë. Edhe përfaqësuesit e pushtetit lokal dhe qendror e vlerësuan ndërtimin e një objekti të tillë pasi siç thanë ata njerëzit kanë nevojë për vende të tilla ku të mësojnë më shumë rreth fesë e besimit dhe të zhvillojnë së bashku aktivitete të ndryshme. Qendra u financua nga shoqata kuvajtiane Bejtuz Zeka.    

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 2