--:--:--
Imsaku--:--
Lindja--:--
Yleja--:--
Ikindia--:--
Akshami--:--
Jacia--:--
29 nëntor 2024Aktivitete

Panair bamirësie në mbështetje të grave të diagnostikuara me kancer

#KMSH#lajme
Panair bamirësie në mbështetje të grave të diagnostikuara me kancer

Zyra e Gruas pranë Komunitetit Mysliman të Shqipërisë (KMSH) organizoi një panair ushqimor bamirësie me rastin e festave kombëtare të Pavarësisë dhe Çlirimit të vendit, më 28-29 nëntor. Aktiviteti, i mbajtur në sheshin “Fan Noli”, përballë godinës së KMSH, zgjati dy ditë dhe tërhoqi një interes të madh nga qytetarë shqiptarë dhe të huaj.

Të ardhurat e mbledhura nga Panairi i Bamirësisë do të shkojnë për mbështetjen e grave të diagnostikuara me kancer, duke ofruar një dritë shprese dhe ndihmë konkrete për përballimin e sfidave shëndetësore.

Panairi u organizua nën kujdesin e Përgjegjëses së Zyres së Gruas, znj. Fatma Karaj, dhe specialistes pranë kësaj zyre, znj. Nadia Lika, të cilat koordinuan aktivitetin me ndihmën e vajzave vullnetare. Pjesëmarrja e tyre aktive ishte një shembull i përkushtimit dhe humanizmit.

Qytetarët që vizituan panairin shprehën mirënjohjen për mundësinë që iu dha për të bërë bamirësi, duke kontribuar në përmirësimin e jetës së grave në situatë të vështirë shëndetësore.

Zyra e Gruas falenderoi të gjithë kontribuesit, qytetarët që morën pjesë, si dhe restorantet dhe pastiçeritë që sollën ushqime në ndihmë të kësaj fushate humanitare.

Ky aktivitet ishte një shembull frymëzues i solidaritetit dhe bashkimit për një qëllim fisnik, duke forcuar vlerat e bamirësisë dhe dashurisë për njerëzit në nevojë.

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 1