--:--:--
Imsaku--:--
Lindja--:--
Yleja--:--
Ikindia--:--
Akshami--:--
Jacia--:--
12 shkurt 2019Lajme

Njoftim i kryesisë së KMSH-së në lidhje me zgjedhjet për kryetarin e këtij institucioni

#KMSH#lajme
Njoftim i kryesisë së KMSH-së në lidhje me zgjedhjet për kryetarin e këtij institucioni

Sot, me datë 12.02.2019, në selinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, u zhvillua mbledhja e radhës e kryesisë, ku ndër të tjera u diskutua edhe në lidhje me mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të KMSH-së dhe zgjedhjet për kreun e institucionit.

Vendimet e marra për organizimin dhe mbarëvajtjen e këtij procesi vijojnë si më poshtë:

Procedurat e zgjedhjes së Kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe kushtet që ai duhet të plotësojë bazuar në statutin e këtij istitucioni janë:

Neni 26

2. Kryetari i Komunitetit Mysliman zgjidhet nga Këshilli i Përgjithshëm me mandat 5 (pesë) vjeçar me të drejtë rizgjedhjeje. 3. Kryetar i Komunitetit Mysliman zgjidhet vetëm shtetasi shqiptar me shtetësi dhe kombësi shqiptare që nga lindja, me qëndrim jo më pak se dy breza në Republikën e Shqipërisë, që ka arsim të lartë teologjik, që ka mbushur moshën 35 vjeç dhe që ka përvojë pune drejtuese në organet drejtuese të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. 4. Kandidati që propozohet për kryetar duhet të ketë kryer medrese dhe fakultet teologjik, fakultet teologjik islam, ose medrese dhe fakultet laik. Preferohet të ketë titull shkencor, si dhe të njohë të paktën një gjuhë të huaj. 5. Kandidati duhet të jetë me origjinë nga një familje me tradita dhe moral të lartë islam, aktivist i njohur për kontributin e dhënë në shërbim të fesë islame, me përvojë në fushën e drejtimit dhe të thirrjes në Islam, me figurë të pastër morale.

Neni 27

1. Kandidati për kryetar të Komunitetit Mysliman i propozohet Këshillit të Përgjithshëm nga Kryesia e Komunitetit Mysliman ose nga një grup jo më pak se një e treta e anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm. Një anëtar i Këshillit të Përgjithshëm nuk lejohet të marrë pjesë në më shumë se një grup propozues. 2. Kryetari zgjidhet me votim të fshehtë nga Këshilli i Përgjithshëm. 3. Zgjedhja e Kryetarit duhet të bëhet detyrimisht me pjesëmarrjen e mbi dy të tretave të të gjithë anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm dhe fton kandidati që ka marrë mbi dy të tretat e votave të anëtarëve pjesëmarrës në mbledhje. 4. Kur në votimin e parë nuk arrihet kjo shumicë, në të njëjtën mbledhje bëhet një votim i dytë ndërmjet dy kandidatëve që kanë marrë numrin më të madh të votave. Në votimin e dytë, fiton kandidati që ka marrë 50+1 % të votave të pjesëmarrësve në mbledhje.

Dosja e kandidatit për kryetar të institucionit që plotëson kushtet statuore të lartëpërmendura, duhet të përmbajë:

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 1