--:--:--
Imsaku--:--
Lindja--:--
Yleja--:--
Ikindia--:--
Akshami--:--
Jacia--:--
13 janar 2015Lajme

Një delegacion i KMSH-së merr pjesë në takimin e bashkësive islame të Ballkanit

#KMSH#lajme
Një delegacion i KMSH-së merr pjesë në takimin e bashkësive islame të Ballkanit

Një delegacion i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, i përbërë nga nënkryetari Ali Zaimi, Kancelari Ylli Cikalleshi, Myftiu i Durrësit, Redin Quku dhe Myftiu i Përmetit Gramoz Blliku, ka marrë pjesë në një takim të bashkësive islame të Ballkanit.

Në takimin e organizuar në Edirne të Turqisë merrnin pjesë edhe myftinjtë e Turqisë. Në fjalën e tij në këtë organizim nënkryetari Ali Zaimi, pasi bëri një panoramë të aktivitetit të Komunitetit Mysliman, vlerësoi punën e palodhur dhe vizionare të prijësve myslimanë në Shqipëri përgjatë historisë.

“Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është i hapur të bashkëpunojë me të gjithë institucionet që janë në shërbim të besimtarëve dhe vlerave islame”, tha ndër të tjera z. Zaimi.

Gjatë takimit u vlerësua situata e myslimanëve të vendeve pjesëmarrëse.

12 Janar 2015

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 7