--:--:--
Imsaku--:--
Lindja--:--
Yleja--:--
Ikindia--:--
Akshami--:--
Jacia--:--
11 dhjetor 2018Aktivitete

Nënkryetari i KMSH-së vizitë në xhamitë e shqiptarëve në Belgjikë

#KMSH#lajme
Nënkryetari i KMSH-së vizitë në xhamitë e shqiptarëve në Belgjikë

Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Bujar Spahiu, sëbashku me myftiun e rrethit të Kukësit, z. Islam Hoxha, në kuadër të lindjes së Profetit Muhamed a.s, vizituan xhamitë e shqiptarëve në Bruksel dhe Namyr, Belgjikë.

Gjatë këtyre vizitave ata zhvilluan disa ligjërata në Xhaminë e “Xhuma” dhe Xhaminë e “Besimit” të cilat ndodhen në Bruksel, si dhe në xhaminë e shqiptarëve në qytetin e Namyrit.

Ligjëratat u fokusuan kryesisht mbi jetën dhe veprën e Profetit Muhamed a.s. Mbi mëshirën, dhembshurinë, vlerat dhe marrëdhënien e Profetit me njerëzit.

Përveç ligjërimeve, nënkryetari i komunitetit, z. Spahiu, i njohu besimtarët me aktivitetin dhe organizimin e jetës fetare nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në vendin tonë. Në këtë pikë këta të fundit u njohën gjithashtu me organizimin e shqiptarëve në Belgjikë.

Ditën e xhuma, në Xhaminë “Xhuma” myftiu i Kukësit, z. Hoxha, mbajti ligjëratën e rastit, ndërsa nënkryetari Spahiu, vijoi me hytben e kësaj dite.

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 6