--:--:--
Imsaku--:--
Lindja--:--
Yleja--:--
Ikindia--:--
Akshami--:--
Jacia--:--
30 janar 2014Lajme

Nënkryetari Aga, bashkëbisedim në përkujtim të Holokaustit

#KMSH#lajme
Nënkryetari Aga, bashkëbisedim në përkujtim të Holokaustit
Nënkryetari i Komunitetit Mysliman z. Gazmend Aga,  mori pjesë në një panel të hapur rreth përkujtimit të Holokaustit dhe Dialogut Ndërfetar. Më 27 Janar 2014, në Akademinë e Filmit Marubi, u organizua një panel i hapur rreth përkujtimit të Holokaustit dhe Dialogut Ndërfetar. Në bashkëbisedimin e hapur me studentët morën pjesë nënkryetari i KMSH-së z. Gazmend Aga, Kancelari i Kishës Katolike, z. Henry Weltkamp, përfaqësuesi i ambasadës amerikane z. Nathaniel S. Naft dhe Drejtori  i Akademisë së Filmit Marubi, z. Kujtim Cashku. Nënkryetari z. Aga theksoi se Holokausti është krim ndaj njerëzimit dhe se vrasja e të pafajshmëve në çdo kohë e në çdo masë është krim. Ai nënvizoi faktin se myslimanët shqiptarë  treguan se ishin njerëz në një kohë ku ishte e vështirë të ishe i tillë, duke shpëtuar të gjitha familjet hebreje gjatë Luftës së Dytë Botërore. Gjithashtu z. Aga u lut që ngjarje të tilla të mos ndodhin më kurrë dhe se me edukimin e njeriut me besim e vlera universale njerëzit do bashkëjetojnë ne paqe e harmoni.

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 2