--:--:--
Imsaku--:--
Lindja--:--
Yleja--:--
Ikindia--:--
Akshami--:--
Jacia--:--
21 mars 2019Aktivitete
Myftiu i Gramshit dhe ai i Përmetit vizitojnë Kryetarin e KMSH-së
#KMSH#lajme

Myftiu i Gramshit, z. Armand Asllani dhe Myftiu i Përmetit, z. Avni Goma vizituan sot Kryetarin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiun me rastin e zgjedhjes së tij në krye të institucionit.
Gjatë bashkëbisedimit ata prekën një sërë tematikash të ndryshme administrative, fetare, kulturore dhe sociale të myftinive përkatëse si dhe i shprehën z. Spahiu urimet e tyre për detyrën e re.
Nga ana e tij Kryetari Spahiu, pasi i falënderoi ata për vizitën dhe ju uroi atyre punë të mbarë në përgjegjësitë e tyre, shprehu rëndësinë e bashkëpunimit të institucionit të KMSH-së dhe myftinive të rretheve në shërbim të Islamit dhe besimtarëve myslimanë të vendit tonë.
Galeria e Fotove

1 / 2