--:--:--
Imsaku--:--
Lindja--:--
Yleja--:--
Ikindia--:--
Akshami--:--
Jacia--:--
2 qershor 2019Lajme

Myftinia e Fierit shtron iftar për besimtarët e qytetit

#KMSH#lajme
Myftinia e Fierit shtron iftar për besimtarët e qytetit

Në kuadër të muajit të Bekuar të Ramazanit, mbrëmjen e djeshme Myftinia e Fierit shtroi iftar për besimtarët e qytetit.

Në këtë iftar ishin të pranishëm myftiu i Fierit, z. Taulant Bica, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë H. Bujar Spahiu, personalitete të qytetit, imamë dhe besimtarë.

Në fjalën e tij përshëndetëse myftiu i Fierit, z. Bica falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe u uroi atyre agjërim të pranuar.

Më pas përshëndeti kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu ku theksoi se sofra e Iftarit dëshmon qartë shpirtin e unitetit, vëllazërisë, solidaritetit, paqes dhe dëshirës për të bërë mirë dhe për të qeni i dashur me të tjerët.

Pas Iftarit kryetari i KMSH-së ishte në Xhaminë e Qendrës në Fier, ku pas namazit të jacisë mbajti një ligjëratë të shkurtër për besimtarët.

“Ramazani është një shtysë themelore në jetën e njeriut i cili i ndryshon dhe përmirëson sjelljet, ndriçon shpirtin dhe përmirëson raportin me Allahun dhe njerëzit. Jemi në ditët e fundit të Ramazanit, dhe i lutemi Allahut të na i ketë pranuar agjërimin, namazet, lutjet dhe veprat tona të mira”, tha ndër të tjera kryetari i KMSH-së.

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 8