--:--:--
Imsaku--:--
Lindja--:--
Yleja--:--
Ikindia--:--
Akshami--:--
Jacia--:--
15 qershor 2020Aktivitete

Mesazh falënderimi për Ligën e Botës Islame

#KMSH#lajme
Mesazh falënderimi për Ligën e Botës Islame

Përhapja e virusit Covid-19 në mbarë botën vijon të shkaktojë probleme të karaktereve të ndryshme në shumë institucione në botë.

Liga e Botës Islame (Rabita) vazhdon të angazhohet drejtpërsëdrejti në luftën kundër COVID-19 duke iu ardhur në ndihmë shumë institucioneve dhe njerëzve në mbarë botën për t’u përballur me pasojat e pandemisë.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë shfrytëzon edhe një herë rastin të shprehë falënderimet më të sinqerta dhe mirënjohjen më të thellë për Ligën e Botës Islame, e cila vazhdon implementimin e planit emergjent për të minimizuar dhe zbutur efektet e virusit Sars-Cov-2 në të gjitha vendet e prekura anembanë botës, nëpërmjet ndihmave financiare, medikamenteve dhe ushqimeve.

Gjithashtu, KMSH falënderon organizatën e Rabita-s për bashkëpunimin e deritanishëm duke shprehur gatishmërinë për intensifikimin e marrëdhënieve ndërinstitucionale.

I lutemi Allahut të madhëruar që bujarinë dhe mirësinë t’ua shpërblejë në të dyja botët dhe t’i japë fund sa më shpejt kësaj situate të vështirë e të gjatë.

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 1