--:--:--
Imsaku--:--
Lindja--:--
Yleja--:--
Ikindia--:--
Akshami--:--
Jacia--:--
15 maj 2020Lajme

Mesazh falënderimi për Ligën e Botës Islame

#KMSH#lajme
Mesazh falënderimi për Ligën e Botës Islame

Përhapja e virusit Covid-19 në mbarë botën shkaktoi probleme të karaktereve të ndryshme në shumë institucione në botë. Liga e Botës Islame (Rabita) me seli në Mekë të Mbretërisë së Arabisë Saudite është angazhuar drejtpërsëdrejti në parandalimin e COVID-19 duke iu ardhur në ndihmë shumë institucioneve dhe njerëzve në mbarë botën. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë shpreh falënderimet më të përzemërta dhe mirënjohjen më të thellë për Ligën e Botës Islame, e cila vazhdon implementimin e një plani emergjent për të minimizuar dhe zbutur efektet e virusit Covid-19 në të gjitha vendet e prekura anembanë botës, nëpërmjet ndihmave financiare, medikamente dhe ushqime. I lutemi Allahut të madhëruar që bujarinë dhe mirësinë t’ua shpërblejë në të dyja botët dhe t’i japë fund sa më shpejt kësaj situate të vështirë.

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 1