--:--:--
Imsaku--:--
Lindja--:--
Yleja--:--
Ikindia--:--
Akshami--:--
Jacia--:--
17 maj 2015Lajme

Medreseja e Kavajës, medalje në I-SWEEEP (SHBA)

#KMSH#lajme
Medreseja e Kavajës, medalje në I-SWEEEP (SHBA)

Nxënësit e Medresesë së Kavajës “Hafiz Ali Korça”, Adi Hajrullaj dhe Albi Marqeshi së bashku me mësuesin e tyre M. Salih Ergun fituan medalje bronzi në Olimpiadën Ndërkombëtare të Projekteve Inxhinierike e Mjedisore për energji botërore të qëndrueshme (I-SWEEEP 2015) të organizuar në Texas, SHBA.

Konkursi u organizua në datat 7-11 maj në Texas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku morën pjesë mbi 427 projekte të 70 vendeve të ndryshme të botës. Projekti i nxënësve nga Medreseja e Kavajës zuri vendin e tretë.

Projekti i nxënësve të Medresesë  konsistonte në heqjen e fenolit në vajin e ullirit me anë të përzierjes së gjetheve të ullirit dhe farave të lulediellit. Kjo metodë krijonte një mënyrë më të mirë filtrimi dhe vaj shumë më cilësor.

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 4