--:--:--
Imsaku--:--
Lindja--:--
Yleja--:--
Ikindia--:--
Akshami--:--
Jacia--:--
3 shkurt 2026Aktivitete

Mbrëmje fetare në Xhaminë e Et’hem Beut me rastin e Natës së Beraetit

#KMSH#lajme
Mbrëmje fetare në Xhaminë e Et’hem Beut me rastin e Natës së Beraetit

Në kuadër të natës së Beraetit, në Xhaminë historike të Et’hem Beut, ditën e djeshme u zhvillua një mbrëmje e ngrohtë fetare, e cila mblodhi besimtarë të shumtë në një program të pasur me lexim Kurani, ligjërata, ilahi dhe lutje të përbashkëta.

Ky program u çel me leximin e disa ajeteve Kuranore nga hafizi Enes Hyka, duke krijuar një atmosferë reflektimi dhe qetësie shpirtërore.

Më pas, imami i kësaj xhamie, z. Elton Karaj, përshëndeti të pranishmit dhe u ndal në veçoritë dhe rëndësinë e natës së Beraetit, si dhe në domethënien e veçantë të muajit Shaban në jetën e besimtarit.

Në vijim, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, mbajti ligjëratën e rastit mbi rëndësinë e angazhimit fetar gjatë muajit Shaban, duke theksuar domosdoshmërinë e përgatitjeve shpirtërore dhe morale për një pritje sa më të denjë në aspektin personal të muajit të bekuar të Ramazanit.

Programi u zhvillua më tej me Ilahi të ndryshme nga Abdulla Ziba dhe Ramazan Karpuzi dhe u mbyll me një lutje të përbashkët për mëshirë, falje dhe begati për të gjithë besimtarët, drejtuar nga imami i xhamisë z. Karaj.

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 7