--:--:--
Imsaku--:--
Lindja--:--
Yleja--:--
Ikindia--:--
Akshami--:--
Jacia--:--
20 qershor 2023Aktivitete

Mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë

#KMSH#lajme
Mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë

U zhvillua sot, në ambientet e Kolegjit Universitar "Bedër" mbledhja e zakonshme e Këshillit të Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë për 6-mujorin e parë të këtij viti.

Mbledhja u hap me lexim Kurani nga imami i xhamisë "Et'hem Bej", z. Elton Karaj.

Më tej, ishte radha e z. Fejzi Shaholli, tashmë në cilësinë e Kancelarit të Institucionit, të mbante fjalën hapëse.

Fill pas tij, të pranishmit i përshëndeti gjithashtu edhe Kryetari i Komunitetit, H. Bujar Spahiu, i cili bëri një rezyme të shkurtër të arritjeve të deritanishme të viteve të fundit. Po ashtu ai nuk la pa falenderuar të pranishmit për angazhimin e tyre përgjatë këtij viti jubile të institucionit.

Mbledhja vijoi më tej me raportin e Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm, raport ky i cili u prezantua nga Myftiu i Kukësit e njëkohësisht Kryetari i Këshillit të Përgjithshëm, z. Islam Hoxha.

Më tej, kancelari Shaholli, paraqiti raportin e kryesisë dhe vendimet e marra nga kjo e fundit midis dy mbledhjeve.

Të pranishmit u njohën gjithashtu edhe me raportin e Drejtorisë së Çështjeve Sociale, raport ky i prezantuar nga Drejtori Edvin Kuçi.

Ndërsa Myftiu i Tiranës, z. Lauren Luli, ndau në mënyrë përmbledhëse ecurinë e deritanishme të haxhit për këtë vit.

Kjo mbledhje u mbyll me fjalën e Nënkryetarit të KMSH-së, z. Taulant Bica, i cili shpalosi disa nga aktivitetet që janë zhvilluar nga të rinjtë e FRMSH-së në Tiranë e në rrethe, po ashtu ai ndau me anëtarënt e pranishëm disa nga objektivat e së ardhmes së këtij organi.

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 8