--:--:--
Imsaku--:--
Lindja--:--
Yleja--:--
Ikindia--:--
Akshami--:--
Jacia--:--
20 qershor 2021Lajme

Kurban Bajrami po vjen, përgatitjet kanë filluar

#KMSH#lajme
Kurban Bajrami po vjen, përgatitjet kanë filluar

Edhe këtë herë si çdo herë, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë do realizojë shpërndarjen e mishit të Kurbanit, ku do të përfitojnë familjet në nevojë në mbarë vendin.

KMSH do të organizojë prerjen e kurbaneve dhe shpërndarjen e mishit familjeve në nevojë.

Kushdo që dëshiron të presë kurban, mjafton të bëjë pagesën pranë Komunitetit Mysliman (Zyra e Finacës) ose në numrat e llogarive në linkun

dhe stafi ynë do të kujdeset për realizimin e këtij obligimi.

Urtësia e therjes së Kurbanit.

Adhurimet bëhen sepse janë urdhër i Zotit, por pas çdo adhurimi qëndron një urtësi.

Kurbani është adhurim, sakrificë dhe bindje e njeriut në rrugën për fitimin e kënaqësisë së Zotit.

Kjo bindje dhe sakrificë është simbolizuar me profetin Ibrahim dhe djalin e tij Ismail (Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi ta) duke arritur majat.

Është fakt i pamohueshëm se Allahu nuk ka nevojë për asgjë dhe për askënd, por ne kemi nevojë për mëshirën e Tij.

Në Kuranin Famëlartë thuhet se:

“Tek Allahu nuk arrin as mishi e as gjaku i kurbaneve. Ajo që arrin tek Zoti, është bindja dhe devotshmëria juaj ndaj Tij” (Haxh 37).

DHURO KURBANIN NE KMSH

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 1