--:--:--
Imsaku--:--
Lindja--:--
Yleja--:--
Ikindia--:--
Akshami--:--
Jacia--:--
7 maj 2025Njoftime

KURBAN BAJRAMI 2025

#KMSH#lajme
KURBAN BAJRAMI 2025

Kurban Bajrami po afron – përgatitjet kanë nisur!

Ashtu si çdo vit, edhe këtë herë Komuniteti Mysliman i Shqipërisë do të organizojë therjen e kurbaneve dhe shpërndarjen e mishit të tyre për familjet më në nevojë në mbarë vendin.

Çdo besimtar që dëshiron të kryejë këtë adhurim, mund të bëjë pagesën pranë Zyrës së Financës të Komunitetit Mysliman, në llogaritë bankare që gjenden në linkun: 🔗 ose përmes PayPal: 🔗

Stafi ynë do të kujdeset për realizimin me përgjegjësi të këtij obligimi.

Kurbani është një akt adhurimi, sakrifice dhe bindjeje ndaj Zotit, i cili buron nga dëshira për të fituar kënaqësinë e Tij.

Ky adhurim lidhet ngushtë me historinë e profetit Ibrahim (a.s) dhe të birit të tij Ismail (a.s), që përfaqësojnë një kulm të përkushtimit dhe devotshmërisë ndaj urdhrit hyjnor.

Në Kuranin Famëlartë thuhet:

“Tek Allahu nuk arrin as mishi e as gjaku i kurbaneve. Ajo që arrin tek Zoti, është bindja dhe devotshmëria juaj ndaj Tij.” (Surja Haxh, ajeti 37)

Le të jemi të vetëdijshëm se Allahu nuk ka nevojë për adhurimet tona, por ne kemi nevojë për mëshirën dhe afrimin tek Ai.

Allahu na e mundësoftë të gjithëve realizimin e këtij adhurimi të madh!

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 1