--:--:--
Imsaku--:--
Lindja--:--
Yleja--:--
Ikindia--:--
Akshami--:--
Jacia--:--
22 shkurt 2024Aktivitete

Kryetari Spahiu pret në një vizitë Ambasadorin Italian në vendin tonë

#KMSH#lajme
Kryetari Spahiu pret në një vizitë Ambasadorin Italian në vendin tonë

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti ditën e sotme në një vizitë në selinë e institucionit, Ambasadorin e Italisë në vendin tonë, z. Fabrizio Bucci. Pasi i uroi mirëseardhjen Ambasadorit Italian, kryetari Spahiu, fillimisht vlerësoi marrëdhënien mjaft pozitive që ekziston mes dy vendeve tona. Më tej, ai u ndal në një rezyme të shkurtër të institucionit dhe rolit që ky i fundit përfaqëson në shoqërinë shqiptare. Nga ana e tij, ambasadori Bucci, vlerësoi qëndrimet e KMSH-së ndër vite si dhe rolin aktiv të institucionit në promovimin e vlerave të besimit dhe harmonisë ndërfetare në vendin tonë. Takimi vijoi më tej në formën e një bashkëbisedimi mbi tematika të ndryshme sociale e kulturore.

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 4