Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë nderohet me Titullin, “Nderi i Qarku Kukës”

Më dt 29 Qershor 2021, Këshilli i Qarkut Kukës, në një ceremoni zyrtare, nderoi me Titullin "Nderi i Qarkut Kukës", H. Bujar Spahiun, Kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.
Në ceremoni morën pjesë autoritetet lokale të Qarkut Kukës, Prefekti i Qarkut, z. Zenel Kuçana, Kryetari Bashkisë Kukës, z. Safet Gjici, Kryetari i Këshillit të Qarkut, z. Abdulla Domi dhe Myftiu i Kukësit, njëkohësisht Kryetar i Këshillit të Përgjithshëm i KMSH-s, z. Islam Hoxha.
Ishin të pranishëm gjithashtu këshilltarë, intelektualë, familjarë, miq e shokë nga Kukësi, Kosova, Tirana e nga Durrësi.
Në këtë ceremoni u vlerësuan me të njëjtin Titull edhe dy personalitete të tjerë të Qarkut, mjeku i njohur Shaqir Shehu dhe Studiuesi Besnik Hallaçi, pas vdekjes.
Ky Titull iu dorëzua Kryetarit Spahiu nga Kryetari i Këshilli të Qarkut, z. Abdulla Domi.
Titulli jepet me motivacionin:
“Për kontributin e çmuar në konsolidimin e harmonisë dhe tolerancës fetare në Qarkun Kukës dhe më gjerë.”
[gallery columns="1" size="full" ids="15760,15761,15762,15763,15764,15765,15766,15767,15768,15769,15770,15771"]
Galeria e Fotove
