Kryetari i KMSH-së zhvillon takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Botërore Islame

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Botërore Islame (RABITA), SH.T.Dr. Muhamed bin AbdulKerim el-Isa.
Ky takim u zhvillua në kuadër të pjesëmarrjes në konferencën ndërkombëtare “E ardhmja e qytetërimit njerëzor përballë sfidave të inteligjencës artificiale”, e organizuar në Fes të Marokut nga Universiteti Euro-Mesdhetar i Fesit, në bashkëpunim me Ligën Botërore Islame, dhe Aleancën e Qytetërimeve të OKB-së (UNAOC).
Gjatë takimit u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe Ligës Botërore Islame, si dhe për rëndësinë e koordinimit të përpjekjeve në përballjen me sfidat globale, veçanërisht ato që lidhen me zhvillimet e shpejta teknologjike dhe ndikimin e inteligjencës artificiale në shoqëri.
Në përfundim, të dy palët riafirmuan angazhimin e tyre për të çuar përpara iniciativa të përbashkëta në shërbim të paqes, dialogut dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
Galeria e Fotove
