--:--:--
Imsaku--:--
Lindja--:--
Yleja--:--
Ikindia--:--
Akshami--:--
Jacia--:--
6 shkurt 2015Lajme

Kryetari i KMSH-së takim me kreun e Bashkisë së Tiranës

#KMSH#lajme
Kryetari i KMSH-së takim me kreun e Bashkisë së Tiranës

Kryetari i Komunitetit  Mysliman të Shqipërisë z. Skender Bruçaj, zhvilloi një takim me kryebashkiakun e Tiranës z. Lulzim Basha.

Në takimin e zhvilluar kryetari Bruçaj e njohu z. Basha më gjerësisht me zhvillimet dhe strategjitë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë gjatë viteve të fundit. Gjithashtu kryetari i KMSH-së ka falënderuar kryebashkiakun Basha për bashkëpunimin e deritanishëm midis dy institucioneve.

Ndërsa z. Basha ndër të tjera ka vlerësuar lart rolin që luan Komuniteti Mysliman i Shqipërisë për promovimin e vlerave universale të Islamit, në dobi të shoqërisë shqiptare, si dhe në ruajtjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të harmonisë dhe bashkëjetesës ndërfetare në vendin tonë.

Të dyja palët shprehën gjithashtu gatishmërinë për forcimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

Kryetari z. Bruçaj shoqërohej nga Kancelari z. Ylli Cikalleshi, si dhe drejtori i Marrëdhënieve me Jashtë dhe Median z. Fejzi Shaholli.

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 2