--:--:--
Imsaku--:--
Lindja--:--
Yleja--:--
Ikindia--:--
Akshami--:--
Jacia--:--
18 mars 2019Aktivitete
Kryetari i KMSH-së pret në një takim myftiun dhe imamët e Sarandës
#KMSH#lajme

Myftiu i Sarandës, z. Bledar Mullaj, i shoqëruar nga imamët e kësaj myftinie vizituan sot Kryetarin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiun, me rastin e zgjedhjes së tij në krye të këtij institucioni.
Mullaj e uroi Kryetarin Spahiu në udhëheqjen dhe drejtimin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm me myftininë e Sarandës, për të vazhduar më tej me diskutimin e një sërë tematikash në lidhje me zhvillimin e mëtejshëm të kësaj myftinie.
Nga ana e tij, Kreu i KMSH-së i falënderoi ata për urimet dhe vizitën si dhe ju uroi atyre punë të mbarë në mbarëvajtjen e punëve të përditshme në shërbim të Islamit dhe besimtarëve të qytetit të Sarandës.
Galeria e Fotove

1 / 3