--:--:--
Imsaku--:--
Lindja--:--
Yleja--:--
Ikindia--:--
Akshami--:--
Jacia--:--
16 dhjetor 2025Lajme

Kryetari i KMSH-së merr pjesë në konferencën e tretë ndërkombëtare mbi familjen në Abu Dhabi

#KMSH#lajme
Kryetari i KMSH-së merr pjesë në konferencën e tretë ndërkombëtare mbi familjen në Abu Dhabi

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, me ftesë të Shkëlqesisë së Tij, Abdullah bin Bayyah, Kryetar i Këshillit të Fetvasë për Emiratet e Bashkuara Arabe mori pjesë në Konferencën e Tretë Ndërkombëtare organizua nga ky Këshill me temë “Familja në Kontekstin e Jurisprudencës Bashkëkohore Islame: Identitet Kombëtar dhe Shoqëri e Konsoliduar”.

Në këtë konferencë morën pjesë krerë të komuniteteve fetare nga mbarë bota, akademikë, studiues, juristë të normave fetare islame, si dhe personalitete institucionale dhe shoqërore, të cilët diskutuan çështje bashkëkohore që prekin familjen në dritën e zhvillimeve sociale, shkencore, mjekësore dhe teknologjike, si dhe rolin e fatvasë institucionale në adresimin e këtyre sfidave.

Ky aktivitet shkencor ndërkombëtar synoi forcimin e rolit të familjes si bërthama e shoqërisë, ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e kohezionit social, përmes një qasjeje të ekuilibruar të jurisprudencës.

Programi shkencor i konferencës përfshiu disa seanca të specializuara, të cilat trajtuan realitetin bashkëkohor të familjes, integrimin e jurisprudencës në sistemin e fetvave familjare, si dhe mënyrat për arritjen e stabilitetit familjar të bazuar në dashuri, mëshirë dhe përgjegjësi të ndërsjellë. Po ashtu, u diskutua ndikimi i transformimeve digjitale dhe i teknologjive të inteligjencës artificiale mbi jetën familjare, sfidat dhe mundësitë që ato sjellin, si dhe modele dhe përvoja ndërkombëtare në fuqizimin e familjes dhe konsolidimin e kohezionit shoqëror.

Pjesëmarrja e Kryetarit të KMSH-së në këtë konferencë ndërkombëtare vjen në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë për dialog shkencor e fetar, shkëmbim përvojash dhe bashkëpunim institucional, me synim forcimin dhe ruajtjen e vlerave familjare, stabilitetit shoqëror dhe një diskursi fetar të moderuar, në përputhje me realitetet bashkëkohore.

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 9