--:--:--
Imsaku--:--
Lindja--:--
Yleja--:--
Ikindia--:--
Akshami--:--
Jacia--:--
26 tetor 2021Lajme

Kryetari i KMSH-së, dhe Ministri i Arabisë Saudite, pritën nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta

#KMSH#lajme
Kryetari i KMSH-së, dhe Ministri i Arabisë Saudite, pritën nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta

Ministri i Çështjeve Fetare në Mbretërinë e Arabisë Saudite, Dr. Sheikh Abdullatif Bin Abdul Aziz Bin Abdul Rahman Al-Asheik, së bashku me Kryetarin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, u pritën sot në presidencë nga Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta. Presidenti vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira dhe bashkëpunimin midis dy vendeve tona si dhe shprehu dëshirën për t’i forcuar më tej ato, sidomos në drejtimin ekonomik e tregtar. Gjithashtu, Presidenti Meta vlerësoi edhe aspektin humanitar të bashkëpunimit dhe mbështetjes që Arabia Saudite i ka dhënë Shqipërisë dhe popullit shqiptar, ndër vite. Po ashtu vlerësoi edhe rolin tepër të rëndësishëm që Komuniteti Mysliman i Shqipërisë luan në harmoninë dhe dialogun ndër fetar në vend. Ministri, Dr. Sheikh Abdullatif Bin Abdul Aziz Bin Abdul Rahman Al-Asheik falënderoi Presidentin e Republikës për mikpritjen dhe vlerësoi bashkëpunimin midis Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe Shqipërisë. Ai i pohohi Presidentit Meta edhe kujdesin e veçantë që Mbreti Selman bin Abdulaziz tregon për Shqipërinë. Të dyja palët vlerësuan marrëdhënien vëllazërore midis dy popujve tanë. Në fund, Kryetari Spahiu, falënderoi Presidentin e Republikës për pritjen!

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 9