--:--:--
Imsaku--:--
Lindja--:--
Yleja--:--
Ikindia--:--
Akshami--:--
Jacia--:--
14 maj 2026Lajme

Kryetari i KMSH-së bashkëbisedim me studentët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë

#KMSH#lajme
Kryetari i KMSH-së bashkëbisedim me studentët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti sot në selinë e institucionit një grup studentësh të ciklit bachelor dhe master nga Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës.

Vizita e studentëve u zhvillua në kuadër të programit akademik të Shkollës Verore me temë “Tirana, Ikona Europiane e Harmonisë Fetare”.

Në fjalën e tij, kryetari Spahiu ndau me studentët një rezyme të shkurtër mbi historikun dhe misionin e KMSH-së, duke vënë theksin te kontributi i institucionit në ruajtjen dhe promovimin e harmonisë ndërfetare, si një nga vlerat më përfaqësuese të shoqërisë shqiptare. Ai u ndal gjithashtu te roli i besimit në formimin moral dhe qytetar të individit.

Gjithashtu, studentët treguan interes të veçantë gjatë bashkëbisedimit me Kryetarin, duke adresuar pyetje të ndryshme mbi tematika fetare, historike dhe informuese. Diskutimet u përqendruan në çështje që lidhen me këndvështrimin e Islamit mbi situata të ndryshme të jetës, si edhe mbi traditën shqiptare të bashkëjetesës dhe harmonisë ndërfetare. Në një atmosferë të hapur dhe miqësore, u trajtuan gjithashtu edhe tema të tjera me interes për studentët, të cilët shprehën kureshtje dhe angazhim të madh gjatë gjithë takimit.

Më pas takimi vijoi më tej në formën e një bashkëbisedimi të hapur ndërmjet studentëve, Drejtorit të Kulturës në KMSH, z. Dorian Demetja dhe Drejtorit të Arsimit, z. Elton Karaj.

Gjatë kësaj vizite, studentët shoqëroheshin nga Prof. Dr. As. Esmiralda Koloneci, Prof. As. Dr. Meljana Bregu dhe Prof. As. Dr. Juliana Gjinko.

Në përfundim të takimit, agjenda e studentëve vijoi me një vizitë në ambientet e Xhamisë së Namazgjasë, ku u pritën nga Myftiu i Tiranës, z. Gazment Teqja, i cili i njohu studentët me hapësirat dhe funksionin shumëdimensional të xhamisë, e cila tashmë përbën edhe një nga pikat më të vizituara nga turistët e huaj në kryeqytet.

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 16