--:--:--
Imsaku--:--
Lindja--:--
Yleja--:--
Ikindia--:--
Akshami--:--
Jacia--:--
14 korrik 2021Lajme

Kryetari i KMSH dhe Ministrja e Kulturës në prezantimin e projektit të restaurimit të Xhamisë së Plumbit

#KMSH#lajme
Kryetari i KMSH dhe Ministrja e Kulturës në prezantimin e projektit të restaurimit të Xhamisë së Plumbit

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, sëbashku me Ministren e Kulturës, znj, Elva Margariti dhe Myftiun e Shkodrës Sytari, morën pjesë në prezantimin e projektit të restaurimit të Xhamisë së Plumbit/Shkodër.

“Është kënaqësi të jem sot këtu në nisje të një pune të mrekullueshme, restaurimin e Xhamisë së Plumbit.

Unë preferoj ta quaj këtë xhami, Xhamia e rezistencës.

Objektet e trashëgimisë kulturore në tërësi janë historia e çdo kombi, ato fetare veçanërisht, pasi mbartin trashëgiminë shpirtërore dhe kulturore.

Nëpërmjet restaurimit dhe mirëmbajtjes së tyre ne shërbejmë si zinxhirë transmisioni kulturor e fetar për brezat që do të vijnë pas nesh...” theksoi Kryetari Spahiu në fjalën e tij.

Znj. Margariti theksoi rëndësinë e madhe që bartin objektet e kultit për historinë dhe kulturën e vendit tonë dhe vëmendjen e veçantë që institucionet po tregojnë në drejtim të kësaj trashëgimie të vyer.

Edhe Myftiu i Shkodrës vlerësoi rëndësinë dhe nevojën jetike që kishte restaurimi i kësaj xhamie shekullore, për Shkodrën në tërësi dhe besimtarët e zonës në veçanti.

Të gjithë pjesëmarrësit shprehën falënderimet e tyre për financuesit e restaurimit të kësaj xhamie, Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).

Të pranishëm në këtë prezantim ishin edhe Drejtori i Vakf/Investimeve dhe Financës në KMSH, z. Edison Hoti, arkitektë e specialistë nga Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe KMSH si edhe qytetarë të zonës.

[gallery columns="1" size="full" ids="15862,15867,15872,15873,15874,15865,15864,15870,15869,15866,15871,15868,15863,15875,15876,15877"]

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 17