--:--:--
Imsaku--:--
Lindja--:--
Yleja--:--
Ikindia--:--
Akshami--:--
Jacia--:--
2 qershor 2016Lajme

Kryetari Bruçaj vlerëson me Certifikata Mirënjohje nxënësit e medreseve

#KMSH#lajme
Kryetari Bruçaj vlerëson me Certifikata Mirënjohje nxënësit e medreseve

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Skender Bruçaj, i shoqëruar nga Drejtori i Arsimit në KMSH, Astrit Zharri, ka vlerësuar me Certifikata Mirënjohje nxënësit e medreseve, të cilët kanë dalë fitues në olimpiadat fetare të organizuar nga KMSH.

Në takimin me nxënësit dhe me stafin pedagogjik në selinë e KMSH-së, Kryetari Bruçaj shprehu mirënjohjen e veçantë për nxënësit, të cilët korrën sukses në konkurset dhe olimpiadat ku ata morën pjesë si dhe vlerësoi punën e palodhur të stafit pedagogjik të medreseve, teksa e cilësoi punën e mësuesit si mision fisnik i cili përgatit brezat e së ardhmes.

Ai vlerësoi kontributin e tyre dhe i siguroi mbështetjen e Komunitetit Mysliman në çdo hap të tyre në fushën e arsimit dhe të karrierës, por edhe në çdo aspekt të jetës.

“Jam shumë i lumtur sot që gjendem në mesin e këtyre të rinjve, nxënës të mrekullueshëm, plot me energji pozitive dhe shpresë për të ardhmen. Shkolla është vendi i mësimit, i edukimit dhe i skalitjes së virtyteve dhe cilësive më të mira të nevojshme për jetën. Medresetë në qytete të ndryshme të vendit janë shembulli më i mirë i arsimit dhe edukimit të brezave të rinj”, nënvizoi kryetari Bruçaj.

Në përfundim z. Bruçaj dhe Drejtori i Arsimit në KMSH z. Astrit Zharri u shpërndanë nxënësve fitues Certifikatat e Mirënjohjes.

Olimpiada e lëndëve fetare që organizohet çdo vit nga Drejtoria e Arsimitkonsiderohet si një veprimtari e rëndësishme jashtë shkollore, e cila ka synim që të inkurajojë dhe t'i nxisë nxënësit më prirje të veçanta në fushën e lëndëve fetare. Në këtë olimpiadë marrin pjesë nxënës të shkollave të mesme nga të gjitha medresetë e Shqipërisë.

Medresetë e Shqipërisë kanë marrë pjesë çdo vit edhe në shumë konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare mbi fusha të ndryshme të shkencave ku dhe kanë fituar çmime të ndryshme.

2 qershor 2016

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 16