--:--:--
Imsaku--:--
Lindja--:--
Yleja--:--
Ikindia--:--
Akshami--:--
Jacia--:--
19 korrik 2013Lajme

Kryeparlamentarja Topalli, iftar me Komunitetin Mysliman

#KMSH#lajme
Kryeparlamentarja Topalli, iftar me Komunitetin Mysliman
Kryeparlamentarja Jozefina Topalli shtroi mbrëmjen e djeshme, 18 korrik 2013, një iftar në emër të Kuvendit të Shqipërisë me rastin e muajit të Madhërueshëm të Ramazanit. Të ftuarit e znj. Topalli në një prej rezidencave qeveritare ishin Kryetari i Komunitetit Mysliman Haxhi Selim Muça, drejtues të KMSH-së, myftinj e imamë, përfaqësues të komuniteteve fetare në Shqipëri, personalitete të fushave të ndryshme, etj. Znj. Topalli iu drejtua të ftuarve me urimet më të përzemërta me rastin e këtij muaji të jashtëzakonshëm, duke vlerësuar besimtarët për agjërimin dhe çdo sakrificë të kryer prej tyre në emër dhe për hir të Zotit. Një falënderim të veçantë ajo i adresoi grave të ftura, të cilat këtë adhurim e shoqërojnë me preokupime më të shumta në shërbim të familjes. Nga ana e tij, Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, pasi falënderoi në emër të institucionit dhe besimtarëve znj. Topalli për iftarin e shtruar, theksoi se kjo tryezë është tregues i vlerësimit që shteti ka ndaj institucioneve fetare dhe punonjësve të tyre për punën e madhe e të dobishme që bëjnë në edukimin e individit dhe krejt shoqërisë. Znj. Jozefina Topalli e ka kthyer në traditë shtrimin e iftareve. Me këtë veprim, ajo ka dashur të tregojë në njëfarë mënyre respektin për këtë muaj të shënuar dhe vlerësimin për sakrificat e bashkëqytetarëve të saj.

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 3