--:--:--
Imsaku--:--
Lindja--:--
Yleja--:--
Ikindia--:--
Akshami--:--
Jacia--:--
23 nëntor 2019Lajme
Kreu i KMSH-së viziton Bashkësinë Fetare Islame të RMV-së
#KMSH#lajme

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, i shoqëruar nga një pjesë e stafit të KMSH-së, ka zhvilluar një vizitë në Bashkësinë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Gjatë kësaj vizite kreu i KMSH-së u prit nga kryetari i BFI të RMV-së, H. Sulejman ef. Rexhepi.
Kreu i KMSH-së, z. Spahiu vlerësoi marrëdhëniet e mira mes dy institucioneve dhe e uroi Sulejman ef. Rexhepin për promëvimin e veprës prej 6 vëllimesh "Për fe dhe atdhe".
Ndërsa kryetari i BFI të RMV-së falënderoi kreun e KMSH-së për vizitën dhe tha se bashkëpunimi mes dy institucioneve do të jetë i vazhdueshëm.
Galeria e Fotove

1 / 4