--:--:--
Imsaku--:--
Lindja--:--
Yleja--:--
Ikindia--:--
Akshami--:--
Jacia--:--
7 mars 2019Lajme
Kreu i KMSH-së pret në një takim kryetaren e Komitetit Shtetëror për Kultet
#KMSH#lajme

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti në selinë e institucionit kryetaren e Komitetit Shtetëror për Kultet, znj. Loreta Aliko dhe anëtarin e KSHK-së, z. Servet Gurra, i cili ndjek marrëdhëniet me KMSH-së.
Kryetarja e Komiteti Shtetëror për Kultet i uroi kreut të KMSH-së suksese e mbarësi në udhëheqjen dhe drejtimin e Komunitet Mysliman të Shqipërisë.
Znj. Aliko theksoi bashkëpunimin e ngushtë mes institucionit që ajo përfaqëson dhe Komunitetit Mysliman të shqipërisë, si dhe shprehu gadishmërinë për intensifikomin e marrëdhënieve të mëtejshme .
Kreu i KMSH-së shprehu falënderimet ndaj znj. Aliko për urimin dhe e siguroi se bashkëpunimi ndërinstitucional do të jetë i vazhdueshëm.
Galeria e Fotove

1 / 4