--:--:--
Imsaku--:--
Lindja--:--
Yleja--:--
Ikindia--:--
Akshami--:--
Jacia--:--
18 maj 2013Lajme

Krerët myslimanë të Ballkanit vizitojnë medresenë e Tiranës

#KMSH#lajme
Krerët myslimanë të Ballkanit vizitojnë medresenë e Tiranës
Krerët myslimanë të Ballkanit të cilët, kanë vizituar Medresenë e Tiranës të shtunën pasdite më 18 maj 2013, ku kanë ndjekur edhe një aktivitet të shkurtër artistik përgatitur nga nxënësit e kësaj medreseje. Liderët Myslimanë ndodheshin në Tiranë me rastin e punimeve të Konferencës së 6-të e Kryetarëve të Bashkësive Islame të Ballkanit, e organizuar nën kujdesin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, z. Bujar Nishani. Konferenca me temë “Roli i Islamit dhe përfaqësuesve të fesë në zgjidhjen e problemeve sociale dhe shpirtërore” u organizua paraditen e 18 majit 2013, ku ishin të pranishëm liderë dhe personalitete fetare e publike nga vendet e rajonit, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë si dhe të ftuar të tjerë.

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 1