--:--:--
Imsaku--:--
Lindja--:--
Yleja--:--
Ikindia--:--
Akshami--:--
Jacia--:--
27 nëntor 2019Lajme
KOMUNITETI MYSLIMAN I SHQIPËRISË FTON TË GJITHË BASHKËATDHETARËT QË JETOJNË JASHTË VENDIT, TË KONTRIBUOJNË NË GOFUNDME
#KMSH#lajme

Në kuadër të fushatës së ndërmarrë nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë për t’ju ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti, njoftojmë të gjithë bashkatdhetarët që jetojnë në vende të ndryshme të botës që mund të bëhen pjesë e kësaj fushate duke kontribuuar në mënyrë të shpejtë dhe të sigurtë përmes llogarisë së KMSH-së në GoFundMe.
Nisur nga fakti se me qindra familje kanë humbur shtëpitë e tyre gjatë tërmetit dhe aktualisht janë të akomoduar në çadra ose pranë të afërmve të tyre është jetike mbledhja dhe shpërndarja në mënyrë të përshpejtuar të ndihmave monetare dhe materiale.