--:--:--
Imsaku--:--
Lindja--:--
Yleja--:--
Ikindia--:--
Akshami--:--
Jacia--:--
6 tetor 2025Aktivitete

Kolegji Universitar “Bedër” çel dyert për vitin e ri akademik 2025–2026

#KMSH#lajme
Kolegji Universitar “Bedër” çel dyert për vitin e ri akademik 2025–2026

Kolegji Universitar “Bedër” mirëpriti sot studentët e rinj dhe stafin akademik në ceremoninë e hapjes së vitit të ri akademik 2025–2026.

Në këtë aktivitet morën pjesë Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, Rektori i KU “Bedër”, Prof. Dr. Gjergj Sinani, Kryetari i Bordit të Administrimit, z. Surja Shehi, stafi akademik, ai administrativ, si edhe studentë të rinj.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Rektori i “Bedër”, Prof. Dr. Gjergj Sinani, pasi uroi mirëseardhjen të pranishmëve, theksoi rëndësinë e përkushtimit të ndërsjellë për të vijuar traditën e ekselencës akademike. Ai inkurajoi stafin dhe studentët për një tjetër vit të mbushur me arritje, angazhim dhe frymë bashkëpunimi.

Ndërsa Kryetari Spahiu vlerësoi rolin e këtij institucioni në edukimin e brezave të rinj dhe në përhapjen e vlerave të dijes, moralit dhe bashkëjetesës.

“Bedër është kthyer në një qendër të rëndësishme të dijes dhe kulturës, ku ndërthuren vlerat akademike me ato njerëzore. Uroj që ky vit i ri të jetë i mbushur me suksese për studentët, pedagogët dhe të gjithë stafin, në rrugëtimin drejt dijes dhe të mirës së përbashkët” – u shpreh ndër të tjera Kryetari Spahiu.

Pas përfundimit të ceremonisë së hapjes, Kryetari i KMSH-së, Rektori i KU “Bedër” dhe Kryetari i Bordit të Administrimit zhvilluan një takim me stafin akademik dhe administrativ të këtij institucioni, ku diskutuan mbi objektivat, sfidat dhe prioritetet për vitin e ri akademik.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë i uron suksese të gjithë studentëve, stafit akademik dhe administrativ të Kolegjit Universitar “Bedër” në këtë vit të ri akademik!

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 9