--:--:--
Imsaku--:--
Lindja--:--
Yleja--:--
Ikindia--:--
Akshami--:--
Jacia--:--
29 qershor 2026Lajme

Instituti i Studimeve Islame “Hafiz Sabri Koçi” diplomon 26 studentë në vitin e tij të pestë të aktivitetit

#KMSH#lajme
Instituti i Studimeve Islame “Hafiz Sabri Koçi” diplomon 26 studentë në vitin e tij të pestë të aktivitetit

Në ambientet e Kolegjit Universitar “Bedër” u zhvillua ceremonia e diplomimit të brezit të pestë të studentëve të Institutit të Studimeve Islame “Hafiz Sabri Koçi”, të cilët përfunduan me sukses programin njëvjeçar të formimit të përgjithshëm fetar.

Gjatë këtij viti, instituti diplomoi 26 studentë dhe studente, duke vijuar misionin e tij në përgatitjen e kuadrove të rinj me njohuri bazë islame në shërbim të komunitetit.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast morën pjesë Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, Nënkryetari, z. Taulant Bica, Drejtori i Drejtorisë së Kulturës në KMSH, z. Dorian Demetja, Administratori i Kolegjit Universitar “Bedër”, z. Syrjan Shehu, këshilltari i Kryetarit për Marrëdhëniet me Botën Arabe, Dr. Jamal Alsafarti, Përgjegjësja e Zyrës së Gruas në KMSH, znj. Fatma Karaj, Hafizi Enes Hyka, koordinatori i grupit Qendrim Zogaj, si dhe studentët e diplomuar.

Programi njëvjeçar i studimit ka për qëllim pajisjen e pjesëmarrësve me njohuri themelore në Kuran, Hadith, Tefsir, Fikh, Akaid, Histori Islame dhe fusha të tjera të rëndësishme të formimit fetar.

Në fjalën e tij, Kryetari i KMSH-së, z. Spahiu, uroi studentët për arritjen e tyre dhe vlerësoi kontributin që Instituti i Studimeve Islame “Hafiz Sabri Koçi” ka dhënë përgjatë pesë viteve të aktivitetit, duke theksuar rëndësinë e përgatitjes së brezave të rinj për nevojat në këtë aspekt.

Përshëndetje mbajtën gjithashtu edhe Nënkryetari Taulant Bica, z. Demetja, z. Shehu dhe Dr. Alsafarti, të cilët përgëzuan studentët për përkushtimin e treguar gjatë vitit akademik dhe i inkurajuan që dijet e fituara t'i shndërrojnë në kontribut të dobishëm për komunitetin.

Në përmbyllje të ceremonisë, studentët u pajisën me certifikatat e përfundimit të programit, të cilat iu dorëzuan nga Kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu, së bashku me të lartpërmendurit e tjerë.

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 21