--:--:--
Imsaku--:--
Lindja--:--
Yleja--:--
Ikindia--:--
Akshami--:--
Jacia--:--
21 mars 2016Lajme

Inaugurohet Xhamia e re në Zall-Herr, Tiranë

#KMSH#lajme
Inaugurohet Xhamia e re në Zall-Herr, Tiranë

Është inauguruar Xhamia e re në Zall-Herr, Tiranë.

Nënkryetari i Komunitetit Mysliman z. Bujar Spahiu, i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit falënderoi donatorët për ndërtimin e kësaj vepre të bukur.

“Kam kënaqësinë të jem në këtë inaugurim të kësaj xhamie. Shpreh nderin dhe mirënjohjen për familjen nga Kuvajti dhe shoqatën “Mirësia” e cila kontribuoi për ndërtimin e këtij objekti kulti. Xhamitë janë vende ku bashkohemi dhe shprehim dashurinë ndaj Allahut të Madhëruar”, tha z. Spahiu.

Gjithashtu në këtë aktivitet mori pjesë edhe myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, i cili u shpreh mjaft mirënjohës për kontribuuesit dhe theksoi se xhamitë janë vatra ku formohen qytetarë dhe individë me vlerë për shoqërinë.

Kjo xhami është ndërtuar nga shoqata e “Rahma International” në bashkëpunim më shoqatën “Mirësia”. Të pranishëm në inaugurimin e kësaj xhamie ishin përfaqësuesit e të dyja shoqatave, përfaqësues të ambasadës së Katarit në Shqipëri, si dhe dhjetëra besimtarë të zonës.

21 mars 2016

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 6