--:--:--
Imsaku--:--
Lindja--:--
Yleja--:--
Ikindia--:--
Akshami--:--
Jacia--:--
27 shkurt 2016Aktivitete

Inaugurohet xhamia e re në Mjedë të Shkodrës

#KMSH#lajme
Inaugurohet xhamia e re në Mjedë të Shkodrës

Është inauguruar këtë të premte xhamia e re në fshatin Mjedë të qytetit të Shkodrës.

Në ceremoninë e hapjes së xhamisë së re dhe faljes së xhumasë së parë ishte edhe nënkryetari i Komunitetit Mysliman z. Bujar Spahiu, drejtori i Burimeve Njerëzore në KMSH z. Dorian Demetja familjarët e donatores nga Kuvajti, përfaqësues të ambasadës kuvajtiane në vendin tonë, drejtues të fondacioneve dhe shoqatave të ndryshme bamirëse islame, si dhe besimtarë të shumtë.

Në fjalën e tij përshëndetëse nënkryetari i KMSH-së, Bujar Spahiu, u shpreh se kjo xhami e re është një derë drejt adhurimit të Zotit, si dhe një vatër e edukimit me vlerat e larta të Islamit. Ai falënderoi donatoren dhe tha se ky veprim i saj dëshmon në vetvete madhështinë e Islamit, që i bën myslimanët anembanë botës vëllezër besimi!

Ndërsa Myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari, tha se xhamia e re e Mjedës është një shenjë nga Zoti i gjithësisë, që dëshmon nëpërmjet shtëpisë së Tij, dashurinë dhe mëshirën e madhe për banorët e kësaj zone.

Xhamia e re e Mjedës u realizua falë bashkëpunimit me Fondacionin "Mercy International" dhe sponsorizimit të zonjës Fatima Salimin nga Kuvajti.

Ceremonia u pasua nga falja e namazit të xhumasë së parë në xhaminë e re, pas hytbes së mbajtur nga H. Bujar Spahiu.

26 shkurt 2016

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 4