--:--:--
Imsaku--:--
Lindja--:--
Yleja--:--
Ikindia--:--
Akshami--:--
Jacia--:--
21 maj 2014Lajme

Inaugurohet Xhamia e re në Helmës të Kavajës

#KMSH#lajme
Inaugurohet Xhamia e re në Helmës të Kavajës
Është inauguruar paraditen e 19 Majit 2014 xhamia e re në Helmës të Kavajës. Drejtori i Haxhit dhe Koordinimit me Botën Islame në Komunitetin Mysliman, z. Hamdi Çurri, falënderoi në emër të institucionit donatorët dhe të gjithë ata të cilët kontribuuan në ndërtimin e kësaj xhamie. “Xhamitë janë shtëpitë e Zotit dhe urojmë që ato të shtohen sa më shumë. Falënderoj të gjithë ata të cilët kontribuuan në ngritjen e kësaj xhamie. Kontributi në vepra të mira gjithmonë e ka shpërblimin te Zoti”, tha z. Çurri. Ndërsa Myftiu i Kavajës z. Besnik Leçini, uroi që kjo xhami të përmbushë nevojat e besimtarëve myslimanë, radhët e të cilëve sa vijnë e shtohen çdo ditë. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe Përgjegjësi i sektorit të Rinisë në KMSH Lauren Luli, kryetari i komunës Helmës Namir Gjoci, Drejtori i Medresesë së Kavajës, Mustafa Hatipoglu, si dhe investitori Ramiz Zekaj, drejtor i Institutit Shqiptar të Qytetërimit dhe Mendimit Islam. 19 maj 2014

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 5