--:--:--
Imsaku--:--
Lindja--:--
Yleja--:--
Ikindia--:--
Akshami--:--
Jacia--:--
5 tetor 2022Lajme
Imami i Qabes dr. Abdullah Avad el-Xhuheni, vizitë në myftininë e Korçës
#KMSH#lajme

Imami i Qabes, Hirësia e Tij, dr. Abdullah Avad el-Xhuheni, i shoqëruar nga delegacioni i tij dhe nga Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Taulant Bica, vizituan ditën e djeshme myftininë e Korçës, ku u pritën nga Myftiu, z. Ledian Cikalleshi, imamët dhe besimtarët e këtij qyteti.
Pas një takimi të shkurtër që zhvilluan në ambientet e myftinisë ku të pranishëm ishin e myftinjtë e qyteteve përreth, ndalesa e radhës ishte xhamia “Iljas Bej Mirahori”, ku pasi priu në namazin e akshamit, imami i Qabes së bekur ndau me besimtarët e pranishëm një referim të shkurtër.
Në fund të kësaj mbrëmjeje fetare ai lexoi edhe disa ajete nga Kurani Famëlartë.
Galeria e Fotove

1 / 12