--:--:--
Imsaku--:--
Lindja--:--
Yleja--:--
Ikindia--:--
Akshami--:--
Jacia--:--
14 qershor 2017Lajme

Iftare në të gjithë vendin

#KMSH#lajme
Iftare në të gjithë vendin

  Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka gjallëruar edhe këtë vit muajin e Ramazanit me shtrimin e iftareve çdo natë, në Tiranë dhe në rrethe, në respekt të sakrificës, dashurisë dhe dëshirës për të ndarë gëzimin e përbashkët në sofrën e iftarit. Çdo natë Komuniteti Mysliman, në bashkëpunim me fondacione, shoqata, donatorë vendas e të huaj, nëpërmjet myftinjve nëpër rrethe, ka mundësuar shtrimin e iftareve për grupe besimtarësh dhe shtresash të ndryshme sociale. Iftare të shumta ka pasur në rrethet Tirane, Elbasan, Korçë, Vlorë, Shkodër, Pukë etj. Sofra e iftarit bashkon qindra e mijëra besimtarë shqiptarë, për t’iu gëzuar momentit të përmbylljes së sakrificës ditore për hir të Krijuesit.  

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 5