--:--:--
Imsaku--:--
Lindja--:--
Yleja--:--
Ikindia--:--
Akshami--:--
Jacia--:--
19 maj 2021Lajme

H. Bujar Spahiu: Ramazani mbaroi, po tani?!

#KMSH#lajme
H. Bujar Spahiu: Ramazani mbaroi, po tani?!

Fill pas Ramazanit dhe gëzimit të bajramit fillon “vazhdueshmëria e besimtarit” të devotshëm.

Si ta kuptojmë “vazhdueshmëria e besimtarit të devotshëm”?

Vazhdueshmëria e pandërprerë, përpjekja e pareshtur në adhurim për të fituar kënaqësinë e Zotit, ndjekja me përpikmëri e porosive kuranore dhe haditheve profetike, është nga cilësitë e besimtarit të devotshëm.

Përgjatë muajit të Bekuar që lamë pas, ne nuk adhuruam Ramazanin, ne adhuruam Allahun, të Gjallin, Atë i Cili as nuk është i lindur e as është i vdekshëm, por është i përjetshëm.

Si tha Ebu Bekri (r.a.) kur ndërroi jetë Muhamedi (a.s.): “Kush e adhuronte Muhamedin, ta dijë se ai (a.s.) sot ka vdekur. Ndërsa kush e adhuronte Allahun, Ai është i Gjallë dhe nuk vdes.”

Edhe ne me këtë rast mund të themi, Ramazani iku, padyshim që Allahu është i Gjallë dhe nuk vdes kurrë.

Të nderuar besimtarë!

Duhet të ndalemi dhe të mendojmë: ne, adhurues të kujt ishim dhe kë adhuronim?

Profeti Muhamed (a.s.) ka thënë:

“Ai që e agjëron Ramazanin dhe agjëron gjashtë ditë të tjera nga muaji Sheval, është sikur të ketë agjëruar gjithë vitin”.

Atmosfera e një muaji të tërë, nuk mund të ndërpritet menjëherë!

Pas ditëve të gëzueshme të Bajramit, pas vizitave dhe urimeve të shumta, është e pëlqyeshme që të agjërohet dhe për gjashtë ditë të tjera brenda muajit Sheval.

Mund të agjërohet në ditë të njëpasnjëshme ose të veçuara. Secili zgjedh atë mënyrë që është më e përshtatshme për të.

E rëndësishme është që këto ditë të plotësohen brenda afatit. Kjo është një tjetër përpjekje e besimtarit, si shenjë mirënjohjeje ndaj Zotit dhe argument për dashurinë dhe bindjen ndaj Tij.

Agjërim të lehtë e të pranuar!

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 1