--:--:--
Imsaku--:--
Lindja--:--
Yleja--:--
Ikindia--:--
Akshami--:--
Jacia--:--
29 prill 2026Lajme

“Frytet e Besimit” në xhaminë qendrore të Kukësit

#KMSH#lajme
“Frytet e Besimit” në xhaminë qendrore të Kukësit

Mbrëmjen e djeshme u zhvillua aktiviteti fetar në kuadër të ciklit “Frytet e Besimit”, i cili u mbajt pas namazit të akshamit në xhaminë qendrore të Kukësit, me pjesëmarrjen e besimtarëve të zonës.

Programi u hap me fjalën përshëndetëse të z. Emirjon Vathaj, Myfti i Kukësit, i cili uroi mirëseardhjen të pranishmëve dhe theksoi rëndësinë e aktiviteteve fetare në forcimin e besimit dhe lidhjes së komunitetit me xhaminë.

Më pas, z. Ervin Qylafku, imam i Xhamisë së Madhe në Durrës, foli mbi sfidat e kohës moderne që ndikojnë në jetën shpirtërore të njeriut, duke theksuar nevojën për afrim me xhaminë, shoqërinë e mirë dhe reflektimin mbi krijimin si mënyrë për forcimin e imanit.

Në vijim, z. Shpëtim Seranaj, Drejtor i Marrëdhënieve me Besimtarët pranë Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, u ndal tek rëndësia e namazit në jetën e besimtarit dhe lidhja e tij me xhaminë, si dhe tek forcimi i marrëdhënieve mes xhematit dhe imamit.

Ndërsa z. Erjol Haxhiu, Drejtor i Thirrjes dhe Mesazhit Islam pranë KMSH-së, trajtoi tre stacionet e besimit: Islamin, Imanin dhe Ihsanin, duke theksuar se Islami është një sistem i plotë jete që duhet të reflektohet në çdo aspekt të përditshmërisë sonë.

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 8