--:--:--
Imsaku--:--
Lindja--:--
Yleja--:--
Ikindia--:--
Akshami--:--
Jacia--:--
4 qershor 2014Lajme

“Frytet e Besimit” në Xhaminë e Saukut

#KMSH#lajme
“Frytet e Besimit” në Xhaminë e Saukut
Cikli i mbrëmjeve fetare “Frytet e Besimit” u ndal mbrëmjen e së martës, pas namazit të akshamit, në Xhaminë e Saukut, ku u trajtua çështja e botës së përtejme. Në hapjen e kësaj mbrëmje, nënkryetari i Komunitetit Mysliman, Ali Zaimi, u shpreh se feja është këshillë, dhe se me këtë qëllim besimtarët mblidhen së bashku, për të përfituar nga njëri- tjetri, duke u njohur më mirë me njëri-tjetrin dhe duke iu lutur Allahut që këto takime të shërbejnë si dëshmi në botën tjetër. “Çdo tubim, çdo vepër, çdo përpjekje, ne e kryejmë me qëllimin që të fitojmë kënaqësinë e Zotit të gjithësisë. Ato do të na serviren në botën tjetër, me lejen e Allahut, si surpriza të këndshme dhe do të shpërblehemi, në varësi të nijetit tonë, shumëfish nga Shpërndarësi i mëshirës pakufi”, tha z. Zaimi. Përgjegjësi i Rinisë në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, Lauren Luli, u shpreh se të gjitha sprovat, lotët, mundi e dhimbja që përjetohet në këtë botë marrin kuptim me besimin në botën e përtejme. “Mundi i njerëzve që me kontributin e tyre u munduan të ndryshojnë rrjedhën e moralit, edukatës dhe jetës së njerëzve nga e keqja në të mirë, duke paguar qoftë edhe me jetën e tyre, por që nuk janë vlerësuar në këtë botë, do të vlerësohen në një dimension të ri jetësor të pafund, pra në botën e përtejme”, nënvizoi z. Luli. Drejtori i Thirrjes në Islam, Elvis Naçi, u shpreh: “Vdekja është kalimi nga kjo botë për në botën tjetër, atje ku njeriu do të takojë Zotin e tij. Por sa të përgatitur jemi ne për këtë takim? Gjithsecili reflekton në vetvete dhe sa është në këtë botë ka mundësi të korrigjojë çdo gabim që ka bërë, sepse mëshira e Allahut është e pafund.” Ndërsa zv/myftiu i Tiranës, Gazmend Teqja, këndoi për kënaqësinë e të pranishmëve disa disa ajete nga Kurani Famëlartë. Sonte (E Mërkurë, 4 Qershor 2014) “Frytet e Besimit” do të zhvillohet në Xhaminë e Pogradecit, pas namazit të akshamit. 3 Qershor 2014

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 7