--:--:--
Imsaku--:--
Lindja--:--
Yleja--:--
Ikindia--:--
Akshami--:--
Jacia--:--
23 shkurt 2023Aktivitete

Firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Bashkësinë Fetare Islame të Austrisë

#KMSH#lajme
Firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Bashkësinë Fetare Islame të Austrisë

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti në një vizitë zyrtare, një delegacion nga Bashkësia Fetare Islame e Austrisë, delegacion ky i kryesuar nga Presidenti i Bashkësisë në fjalë, Mag. Umit Vural, Kryetari i Komunitetit Shqiptar të Bashkësisë Islame të Austrisë, z. Vahidin Behluli, si dhe dy përfaqësues të tjerë. Pasi ju uroi mirëseardhjen të pranishmëve dhe pasi i falenderoi ata për vizitën, Kryetari Spahiu, i njohu shkurtimisht me historikun, organikën, si dhe me misionin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë në shoqërinë tonë. Ndërsa, z. Vural, nga ana e tij, e falenderoi Kryetarin Spahiu për mikpritjen dhe ndau me të një tablo të shkurtër përshkruese mbi institucionin që ai përfaqëson dhe veprimtarinë e tyre. Gjatë kësaj vizite, ndërmjet palëve u nënshkrua edhe një memorandum bashkëpunimi, objekt i të cilit është forcimi dhe thellimi i marrëdhënieve ndër-institucionale në fusha me interest të përbashkët, për një afat 5-vjeçar. Në fund të kësaj vizite, të dyja palët shkëmbyen me njëri-tjetrin disa dhurata simbolike. Gjatë këtij takimi, Kryetari Spahiu, shoqërohej nga Nënkryetari i KMSH-së, z. Taulant Bica dhe nga Myftiu i Tiranës, z. Lauren Luli.

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 7