--:--:--
Imsaku--:--
Lindja--:--
Yleja--:--
Ikindia--:--
Akshami--:--
Jacia--:--
21 qershor 2021Lajme

Drejtoria e Vakëf Investimeve dhe Finanës pranë KMSH organizoi “workshop” me të gjithë administratorët e myftinive në rang Republike

#KMSH#lajme
Drejtoria e Vakëf Investimeve dhe Finanës pranë KMSH organizoi “workshop” me të gjithë administratorët e myftinive në rang Republike

Drejtoria e Vakëf Investimeve dhe Finanës pranë Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, në datat 17 - 18 qershor 2021, organizoi në Qytetin e Beratit, një “workshop” me të gjithë administratorët e myftinive në rang Republike.

Ky workshop u organizua në kuadër të riorganizimit administrativ, miratuar në mbledhjen e fundit të Këshillit të Përgjithshëm të KMSH-s, e cila konsiston në disa ndryshime në gjithë strukturën e administratoreve dhe kompetencave të tyre.

Drejtori i Vakëf Investimeve dhe Fianës, z. Edison Hoti, shpjegoi në mënyrë të detajuar ndryshimet konkrete në Statutin dhe Rregulloren e Brendshme të KMSH-s, si dhe u prezantua draft rregullorja e re e drejtorisë së Vakëf Investimeve dhe Financës.

Prezantimi i platformës se re online, “E-prona”, risi kjo e drejtorisë përkatëse për t’iu përafruar sa më shumë inovacionit dhe zhvillimeve teknologjike të kohës, ishte pjesë e rëndësishme e këtij takimi.

E-prona është ndërtuar për të siguruar një mirëfunksionim në kohë reale të proceseve të lidhura me administrimin, pronat, gjyqet dhe financën.

Përgjegjësit e zyrës së vakëfeve (pronave), zyrës juridike pranë drejtorisë dhe zyrës së projekteve dhe investimeve shpjeguan në mënyrë të detajuar procedurat dhe projektet kryesore për të ardhmen, të lidhura me fushën e tyre.

Një vëmendje të veçantë iu kushtua projektit në lidhje me proceset gjyqësore që rezultojnë nga trajtimi i pronës pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronave, kostos financiare, procesit të legalizimit dhe menaxhimit të projekteve dhe investimeve konkrete.

Ditën ë dytë të këtij workshopi e përshëndeti edhe Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu.

Një hapësirë E veçantë iu dedikua modelit islam të financave dhe sistemit bankar islam, temë për të cilën folën përfaqësuesit e Bankës së Bashkuar të Shqipërisë (UBA).

Duke qënë se data 18 përkoi edhe me ditën e xhuma, Kryetari Spahiu mbajti edhe hutben e javës në Xhaminë e Plumbit, Berat.

[gallery columns="1" size="full" ids="15739,15740,15741,15742,15743,15744,15745,15746,15747"]

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 11