Drejtori i Shoqatës "Sulejmanije" viziton KMSH-në

Kryetari i Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti në një takim në selinë e institucionit, Drejtorin e ri të Shoqatës “Sulejmanije”, z. Festim Demiri.
Në fjalën e tij, Kryetari Spahiu i uroi mirëseardhjen z. Demiri dhe i përcolli urimet më të mira për detyrën e re, duke theksuar rolin e rëndësishëm që Shoqata “Sulejmanije” ka luajtur ndër vite në mbështetje të projekteve me karakter fetar, social dhe humanitar në Shqipëri.
Gjatë bashkëbisedimit, të lartpërmendurit u ndalën te bashkëpunimi i deritanishëm, duke e cilësuar atë frytdhënës dhe të qëndrueshëm, si dhe shprehën gatishmërinë për ta zhvilluar më tej atë.
U diskutuan gjithashtu mundësi konkrete për zgjerimin e bashkëpunimit përmes iniciativave të përbashkëta në fusha me interes të ndërsjellë, duke përfshirë edukimin, aktivitetet sociale dhe projektet humanitare në shërbim të komunitetit.
Drejtori i ri I kësaj shoqate, z. Demiri, shoqërohej në këtë vizitë nga z. Noriz Demiri, anëtar dhe Drejtor i degës në Fushë-Krujë, z. Rifat Gjini, Drejtor i degës në Kamëz, si dhe z. Hasan Aydın, Sekretar i Shoqatës. Ndërkohë, Kryetari i KMSH-së shoqërohej nga z. Lauren Luli, Nënkryetar i institucionit, dhe z. Aurel Çani, Drejtor i Kabinetit.
Galeria e Fotove
