Drejtori i ri i Qatar Charity Albania viziton KMS-në

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti në një vizitë kortezie Drejtorin e ri të Qatar Charity Albania, z. Karam Aly.
Në fjalën e tij, Kryetari Spahiu i uroi mirëseardhjen z. Aly dhe i përcolli urimet për suksese në ushtrimin e përgjegjësive të reja, duke vlerësuar njëkohësisht kontributin e Qatar Charity Albania në mbështetje të projekteve sociale dhe humanitare në vend.
Gjatë takimit, palët vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm ndërinstitucional dhe shprehën angazhimin për forcimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të tij, përmes zhvillimit të iniciativave të përbashkëta në fusha me interes të ndërsjellë.
Në këtë takim, Drejtori i ri i Qatar Charity Albania shoqërohej nga stafi i tij, ndërsa Kryetari i KMSH-së ishte i shoqëruar nga Drejtori i Vakf-Investimeve, z. Erlis Mosha.
Takimi u zhvillua në një atmosferë konstruktive dhe vijoi më pas në formën e një bashkëbisedimi të lirë.
Galeria e Fotove
