--:--:--
Imsaku--:--
Lindja--:--
Yleja--:--
Ikindia--:--
Akshami--:--
Jacia--:--
17 shtator 2026Lajme

DEKLARATË E KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË

#KMSH#lajme
DEKLARATË E KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË

Me indinjatë të thellë dhe shqetësim të madh, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë mori lajmin për përpjekjen e grupimit terrorist Huthi për të goditur Mekën e Shenjtë.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë dënon me forcë dhe shpreh kundërshtimin e tij të prerë ndaj këtij akti të rëndë, i cili cenon shenjtërinë e Mekës së Shenjtë, Kiblës së myslimanëve dhe vendit të sigurt që mirëpret miliona besimtarë nga mbarë bota dhe drejt së cilës miliarda të tjerë drejtohen në lutjet e tyre.

Siguria e Dy Xhamive të Shenjta, shenjtëria e tyre dhe siguria e mysafirëve të Allahut përbëjnë një vijë të kuqe që nuk mund të cenohet nga askush dhe për asnjë arsye.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë shpreh solidaritetin e tij të plotë me Mbretërinë vëllazërore të Arabisë Saudite, udhëheqjen, qeverinë dhe popullin e saj, si dhe mbështet përpjekjet e saj për mbrojtjen e Dy Xhamive të Shenjta, sigurinë e besimtarëve dhe ruajtjen e shenjtërisë së vendeve të shenjta.

Lusim Allahun e Madhëruar që të ruajë Mekën e Shenjtë, Medinën e Ndritur dhe të gjitha vendet e shenjta, të mbrojë mysafirët e Tij dhe ta ruajë Mbretërinë e Arabisë Saudite, udhëheqjen dhe popullin e saj nga çdo e keqe.

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 1