--:--:--
Imsaku--:--
Lindja--:--
Yleja--:--
Ikindia--:--
Akshami--:--
Jacia--:--
30 mars 2024Aktivitete

Darkë iftari me nxënësit e medreseve të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë

#KMSH#lajme
Darkë iftari me nxënësit e medreseve të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë

Drejtoria e Arsimit pranë Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, organizoi një darkë iftari në ambientet e “Tirana International Hotel” me nxënësit e medresesë së Elbasanit, Shkodrës dhe Tiranës, dega djem. Të pranishëm ishin Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Taulant Bica, Drejtori i Arsimit në KMSH, z. Elton Karaj, Drejtori i Thirrjes në Islam, z. Erjol Haxhiu, si dhe përfaqësues të lartë të medreseve përkatëse. Në fjalën e tij hapëse, Drejtori i Arsimit, z. Karaj, ju uroi mirëseardhjen dhe agjërim të pranuar nxënësve të pranishëm. Ndërsa Nënkryetari Bica, foli shkurtimisht mbi vlerat dhe dobitë e këtij muaji të begatë, si në aspektin personal të individit po ashtu edhe në atë shoqëror. Më tej, nxënësit dhe mësuesit e pranishëm, vijuan me darkën e iftarit të shtruar në kuadër të këtij muaji të begatë.

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 6