--:--:--
Imsaku--:--
Lindja--:--
Yleja--:--
Ikindia--:--
Akshami--:--
Jacia--:--
17 maj 2019Aktivitete

Bashkia Tiranë shtron iftar për Komunitetin Mysliman të Shqipërisë

#KMSH#lajme
Bashkia Tiranë shtron iftar për Komunitetin Mysliman të Shqipërisë

Në kuadër të muajit të bekuar të Ramazanit, Kryetari i Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj, shtroi një darkë iftari për Komunitetin Mysliman të Shqipërisë.

Përpos stafit të institucionit, në iftar ishin të pranishëm gjithashtu edhe përfaqësues të institucioneve publike e private, personalitete dhe myftinj të rretheve të ndryshme të vendit.

Në fjalën e tij të rastit, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, vlerësoi nismën e Bashkisë së Tiranës, për të shtr uar iftare për shtresat në nevojë të qytetit përgjatë gjithë këtij muaji.

Ndërsa Kryetari i Bashkisë, z. Veliaj pasi falënderoi të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen u ndal vlerësimin e punës së përditshme të KMSH-së, për ti dhënë kryeqytetit vlera sociale e kulturore.

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 5