--:--:--
Imsaku--:--
Lindja--:--
Yleja--:--
Ikindia--:--
Akshami--:--
Jacia--:--
17 korrik 2024Lajme
Ambasadorja e Zvicrës në Tiranë viziton KMSH-në
#KMSH#lajme

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti në një takim kortezie në selinë e institucionit, Ambasadoren e Zvicrës në Tiranë Znj. Ruth Huber. Gjatë këtij takimi, kryetari Spahiu dhe znj. Huber diskutuan mbi tematika të ndryshme të karakterit fetar, social e kulturor. Në fjalën e saj Ambasadorja Zviceriane, theksoi rolin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë si mjaft të rëndësishëm në ruajtjen e harmonisë dhe zhvillimin e dialogut ndërfetar në Shqipëri. Ndërsa kryetari Spahiu, pasi i uroi mirëseardhjen znj. Huber, e njohu atë shkurtimisht me institucionin e KMSH-së, myftinitë në rrethe dhe institucionet arsimore në varësi. Takimi u zhvillua më tej në formën e një bashkëbisedimi të lirë.
Galeria e Fotove

1 / 4