Ambasadorja e re e Palestinës viziton KMSH-në

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti në një takim kortezie në selinë e institucionit Ambasadoren e re të Shtetit të Palestinës në Republikën e Shqipërisë, znj. Rana Abusibaa.
Gjatë këtij takimi, Kryetari Spahiu e njohu Ambasadoren me historikun, misionin dhe veprimtarinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, duke u ndalur veçanërisht te kontributi i institucionit në fushën fetare, arsimore, kulturore dhe atë sociale.
Nga ana e saj, Ambasadorja Abusibaa shprehu mirënjohjen për pritjen e ngrohtë dhe vlerësoi rolin e rëndësishëm që Komuniteti Mysliman i Shqipërisë luan në jetën fetare dhe shoqërore të vendit.
Gjithashtu, Ambasadorja shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit me KMSH-në në fusha me interes të përbashkët.
Biseda u ndal edhe në zhvillimet aktuale në Lindjen e Mesme, me një fokus të veçantë mbi situatën humanitare dhe sfidat e rajonit. Në këtë kuadër, të dy krerët e lartëpërmendur ndanë mendime mbi rëndësinë e dialogut, respektit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit si rrugë të domosdoshme për ndërtimin e paqes dhe stabilitetit afatgjatë.
Gjatë këtij takimi, Kryetari Spahiu shoqërohej nga këshilltari i tij për marrëdhëniet me vendet arabe, z. Jamal al-Safarti.
Galeria e Fotove
