--:--:--
Imsaku--:--
Lindja--:--
Yleja--:--
Ikindia--:--
Akshami--:--
Jacia--:--
2 shtator 2022Lajme
Ambasadori i Republikës së Çekisë në Shqipëri viziton KMSh-në
#KMSH#lajme

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti sot në një takim kortezie, Ambasadorin e Republikës së Çekisë në Shqipëri, z. Karel Urban. Gjatë këtij takimi, Kryetari Spahiu, e njohu ambasadorin Çek me historikun e institucionit, organizimin e tij dhe mbarëvajtjen e jetës fetare të vendit. Ndërsa z. Urban, pasi shprehu falënderimet e tij për mikpritjen, vlerësoi kontributin që jep KMSh si faktor në shoqërinë shqiptare. Kryetari Spahiu, e njohu ambasadorin edhe me një sërë veprimtarish konkrete të institucionit në fushën e dialogut dhe harmonisë ndërfetare, arsimit, kulturës dhe përgjegjësisë sociale ndër vite. Takimi ndërmjet dy krerëve vijoi më tej në formën e një bashkëbisedimi të lirë.
Galeria e Fotove

1 / 4